Tjetër tragjedi në familjen e Travoltas, aktorit i vdes gruaja nga kanceri

13/07/2020 10:48

Gruaja e John Travoltas, Kelly Preston, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare si pasojë e kancerit të gjirit.

Yje të shumta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllime dhe duke folur me fjalë të mëdha për kujtimin e saj.

Natyrisht se të gjithë ishin zemërthyer për faktin se familja e Travoltas e ka përjetuar pikëllimin edhe më herët, pasi në vitin 2009, djali i çiftit, Jett Travolta, ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare si pasojë e sëmundjes Kawasaki.

Lajmin për vdekjen e Kellyt e ka konfirmuar vet aktori hollivudian, i cili i ka kushtuar një dedikim në Instagram.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij e ka humbur luftën dyvjeçare me kancerin e gjirit përkundër luftës së guximshme me sëmundjen vdekjeprurëse.

“Dashuria dhe jeta e Kellyt do të kujtohet gjithmonë. Do të tërhiqem për një kohë që të jem pranë fëmijëve të mi, të cilët e kanë humbur nënën, prandaj ju kërkoj falje paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne”, ka shkruar mes tjerash Travolta.

Aktorja dhe modelja e njohur ka qenë e martuar me aktorin për 29 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA