Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në Tubimin për Lirinë e Iranit në Ashraf 3- 13 korrik 2019

Çdo vit opozita iraniane zhvillon tubimin e përvitshëm “Liri për Iranin”, ku dhjetëra mijëra iranianë dhe mbështetës të rezistencës nga e gjithë bota marrin pjesë për të shprehur dëshirën e tyre për një Iran të lirë e demokratik.

Gjithashtu, çdo vit, qindra politikanë të shquar, personalitete, aktivistë të të drejtave njerëzore, udhëheqës fetarë, parlamentarë, kryebashkiakë, dhe qytetarë nga i gjithë globi i bashkohen këtij eventi për të shprehur mendimet e tyre lidhur me situatën në Iran.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në Tubimin për Lirinë e Iranit në Ashraf 3- 13 korrik 2019

Në qershor 2019, “eventi Liri për Iranin 2019”, i cili është mbajtur tradicionalisht në Paris nga 2004 në 2018-ën, u organizua për herë të parë në Ashraf 3 të Shqipërisë, ku banojnë mbi 3,000 anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

“Përveç dizajnit, peizazhit dhe arkitekturës mahnitëse, Ashraf 3 i ka dhënë kuptim një toke që më parë ishte e shkretë. Lindja e tij, si kryeqyteti i shpresës, simbolizon fillimin e ri të një Irani të ri, të lirë e të qytetëruar i cili mund të rindërtohet dhe të fitojë energji të reja nga duart e afta të vetë popullit iranian,” shkruante Washington Times më 24 korrik 2019.


Vitin e shkuar, Ashraf 3 mirëpriti qindra personalitete ndërkombëtare nga 47 kombe, të cilët erdhën për të mbështetur Planin me Dhjetë Pika të Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata vizituan gjithashtu një ekspozitë gjigande në Ashraf 3, e cila bënte homazh historik për qindra mijëra heronjtë e rënë për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Iran dhe tregonte historinë jashtëzakonisht prekëse të MEK, por njëkohësisht tregonte edhe vendosmërinë e popullit iranian për ta fituar demokracinë me çdo kusht.

Personalitete politike dhe përfaqësues të zgjedhur nga 47 vende, në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Ashraf 3 – 12 korrik


Po ashtu edhe delegacioni shqiptar përfshirë Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, ish-kryeministër i Shqipërisë, Lulzim Basha drejtues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatmir Mediu Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë

Kjo nuk është një dilemë për përmbysjen e një diktatori kur nuk e dimë nëse në vend të tij do të vijë një udhëheqës edhe më i tmerrshëm,” tha Rudy Giuliani, duke shtuar: “Është një zgjedhje midis një prej sponsorve më të tmerrshëm të terrorizmit në botë, që është regjimi aktual në Iran, dhe kemi MEK-un gati për t’ia zënë vendin.”

Në fjalimin e tij, Joseph Lieberman tha, “Ju nuk përfaqësoni thjesht një alternativë ndaj mullahëve iranianë. Ju përfaqësoni alternativën e duhur.”

Vlen të përmendet se pas këtij eventi, Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vizitoi Ashraf 3 ku u takua dhe bisedoi me Znj. Rajavi, më 13 shtator 2019.

NCRI shpalli më 28 qershor 2020: “Këtë vit, nga shkaku i prevalencës së pandemisë së koronavirusit, komunitetet iraniane vendosën ta zhvillonin tubimin e tyre të përvitshëm online më 17 korrik. Ashtu si në vitet e mëparshme, shumë figura të spikatura do të marrin pjesë në këtë konferencë virtuale për të shpallur mbështetjen e tyre për një Iran të lirë.”

Top Channel