Rikonstruktohet mulliri 200-vjeçar/ Dragostunjë, fshati ku drithi bluhet ende me gurë

13/07/2020 12:37

Mulliri rreth 200 vjeçar i fshatit Dragostunjë në Librazhd më në fund do të rikonstruktohet për të bërë të mundur ruajtjen e mëtejshme të tij dhe përçimin e vlerave të trashëgimisë tonë.

Për breza e breza me radhe ky mulli është punuar nga të moshuarit e fshatit të cilët shpjegojnë rëndësinë e tij në krahasim me mullinjtë elektrikë.

Rikonstruksioni i këtij mulliri ishte lënë amanet nga hoxha i fshatit i cili para se të ndërronte jetë i la të birit edhe paratë për të bërë të mundur ruajtjen e këtyre vlerave.

Në hyrje të parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, ky mulli pritet të shërbejë edhe si një atraksion i vogël turistik.

I pozicionuar rrëzë malit, uji i rrëmbyer që zbret nga mali bën të mundur lëvizjen e gurit të rëndë, për bluarjen e drithit. Ndërsa duket se banorët e Dragostunjës ende i kanë qëndruar besnik bluarjes tradicionale të drithit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA