Më shumë se 35,000 njerëz kanë humbur jetën në Meksikë nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia – një nga vendet e para që ngriti alarmin global mbi virusin.
Por, presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të dielën se pandemia ishte “duke humbur intensitetin”.
Ai tha se fajin për shkaktimin e alarmit e kanë “mediat konservatore”.
Ky vend regjistroi 276 vdekje të dielën dhe 4,482 taste të të infektuarve, duke çuar numrin e përgjithshëm në gati 300,000.
Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja. Pas saj rradhiten Brazili dhe Britania e Madhe.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona./REL/
Top Channel