Personat që janë prekur nga Covid-19 dhe e kanë kaluar, mund ta humbasin imunitetin e tyre ndaj sëmundjes brenda muajve thonë ekspertët e King’s College London.

Studimi i tyre tregon se virusi mund ti rikthehet njerëzve vit pas viti, si një grip i zakonshëm. Në hulumtimi e parë të shtrirë në kohë të këtij lloji, shkencëtarët analizuan përgjigjen imunitare të më shumë se 90 pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe zbuluan se niveli i antitrupave që mund ta shkatërrojnë virusin, arrinte kulmin rreth tre javë pas shfaqjes së simptomave, por pas kësaj binte me shpejtësi.

Testet e gjakut treguan se ndërsa 60% e njerëzve krijuan një përgjigje të fortë antitrupash në kulmin e betejës së tyre me sëmundjen, vetëm 17% arritën të ruanin të njëjtën forcë tre muaj më vonë. Nivelet e antitrupave ranë gjatë kësaj periudhe 23 herë.

Në disa raste, ato nuk dalloheshin më fare. “ Njerëzit prodhojnë një përgjigje të arsyeshme antitrupash kundër virusit, por ajo zbehet me kalimin e kohës, dhe varet shumë nga kulminacioni i sëmundjes tek individi; ky i fundit përcakton sesa kohë antitrupat do të jenë rrotull,” tha Katie Doores, autore kryesore e studim. Ky hulumtim mund te ketë ndikime të mëdha edhe mbi vaksinën apo imunitetin e pretenduar të tufës.

Sistemi imunitar ka mënyra të shumta për të luftuar koronavirusin, por nëse antitrupat janë linja kryesore e mbrojtjes, përfundimet e studimit tregojnë se njerëzit mund të riinfektohen në një valë të dytë dhe vaksinat, rrezikojnë të mos i mbrojnë dot për një kohë të gjatë.

Top Channel