Ditën e martë pesë drejtues dhe lojtarë të skuadrës së Tiranës do të dalin përpara Komisionit të Etikës, për të dhënë versionin e tyre, për ndeshjen e dyshuar si të trukuar mes Bylisit dhe Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Drejtuesit e skuadrës ballshiote kanë qenë përpara Etikës, ditën e enjte, kur duhet të ishin dhe drejtuesit e Tiranës. Por një mos koordinim në komunikim solli mungesën e tyre.
Top Channel, ka mësuar që Komisioni i Etikës si rrallë ndonjëherë ka në dorë një dosje voluminoze të UEFA-s ku shpjegohet me përpikmëri se si janë vendosur bastet për atë ndeshje.
Janë tre metodat e lojës për të cilat janë vendosur para. 2-1 do të thotë fitorja e Tiranës në pjesën e parë dhe në të dytën Bylisi, lart me gola, që do të thotë se shënohen tre gola dhe më shumë.
Ndërsa metoda e tretë kanë qenë metoda rezultat përfundimtar 1, që do të thotë fitorja e Bylisit.
Secila goditje në baste ka pasur shumën prej rreth 8.000 euro dhe e fundit kishte goditje 15.000 euro, por që sistemi nuk e ka pranuar të plotë. Në total sipas BFDS përfitimi ka qenë mbi 500.000 euro. Dhe verdikti i kësaj dosje në bazë të dyshimeve konfirmon se ndeshja është e trukuar.
Top Channel