Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë. Edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit.

Një nga mjekët që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Fier është, anestezist i spitalit. Mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur me në punë, ndërsa deri tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Një tjetër mjek, i cili punon ne Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Prej disa ditësh Fieri ka pasur një numër të vogël infektimesh me covid-19. Ndërkohë në të gjithë vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 117 persona ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur tek Infektivi në Tiranë.

Top Channel