Covid, epidemia/ Meksika, më shumë vdekje se Italia

13/07/2020 13:06

Situata e pandemisë është përshkallëzuar ndjeshëm në Meksikë, ku bilanci total i vdekjeve nga Covid 19 mbërriti në 35.000.

në këtë mënyrë, vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia – një nga shtetet e para që ngriti alarmin global mbi virusin, e që në fillesat e sëmundjes, u godit më rëndë prej saj.

Pavarësisht shifrave, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi një ditë më parë se pandemia është “duke e humbur intensitetin”.

Ai tha se fajin për të gjithë këtë alarm e kanë “mediat konservatore”. Vetëm të dielën, vendi regjistroi 276 vdekje dhe thuajse 4,500 infektime, çka e çon në gati 300,000 numrin e të prekurve në vend. Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja.

Pas saj radhiten Brazili dhe Britania e Madhe. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona.

Top Channel