Situata e pandemisë është përshkallëzuar ndjeshëm në Meksikë, ku bilanci total i vdekjeve nga Covid-19 mbërriti në 35.000. në këtë mënyrë, vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia – një nga shtetet e para që ngriti alarmin global mbi virusin, e që në fillesat e sëmundjes, u godit më rëndë prej saj.

Pavarësisht shifrave, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi një ditë më parë se pandemia është “duke e humbur intensitetin”.

Ai tha se fajin për të gjithë këtë alarm e kanë “mediat konservatore”. Vetëm të dielën, vendi  regjistroi 276 vdekje dhe thuajse 4,500 infektime, çka e çon në gati 300,000 numrin e të prekurve në vend. Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja. Pas saj radhiten Brazili dhe Britania e Madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona.

Top Channel