Jeta dhe veprimtaria e spiunit më të famshëm në periudhën para e gjatë luftës së dytë botërore, Richard Sorge vjen në ekranin e Top Channel. Seriali që do të transmetohet çdo të diel ora 21.00 i ka ngjarjet të vendosura në pranverën e vitit 1941.
Riçard Sorge, një agjent sekret i Bashkimit Sovjetik, me nofkën “Ramsej”, po punon fshehurazi në Tokio, i maskuar si turist gjerman.
Kur mëson se Hitleri ka vendosur të pushtojë Bashkimin Sovjetik, Sorge i dërgon një paralajmërim urgjent Moskës, duke i njoftuar për rrezikun, edhe pse s’ishte në dijeni të datës së pushtimit. Fatkeqësisht, eprorët nuk kanë respekt për Sorgen, ndaj Moska e trajton informacionin e tij si të padobishëm.
Por Sorge këmbëngul aq shumë sa del edhe kundër protokollit, duke i dërguar mesazhet njëri pas tjetrit.
Kjo bën që të diktohet nga Shërbimi Sekret japonez, i drejtuar nga kolonel Osaki, i cili ka kohë që e mban nën vëzhgim agjentin sovjetik.
Pasi shpërthen lufta, eprorët vendosin të ndryshojë qëndrim ndaj Sorges dhe i japin një post të rëndësishëm te Shërbimi Sekret në Moskë.Aty ai merr përsipër detyrën e vështirë që të zbulojë nëse
Japonia ka ndërmend ta sulmojë Bashkimin Sovjetik. Dhe nëse po, kur…
Top Channel