SHBA aprovon kontratën $23 miliardë për shitjen e 105 gjuajtësve F-35 për Japoninë

11/07/2020 18:59

Departamenti amerikan i shtetit ka aprovuar kontratën për shitjen e 105 avionëve ushtarakë F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin, për Japoninë, me një vlerë mbi 23 miliardë dollarë.

Kontrata raportohet se do të përfshijë 63 gjuajtës të variantit F-35A dhe 42 variante për aeroplanmbajtëse F-35B me motorët më të fuqishëm në botë 110 Pratt e Whitney F135.

Në të përfshihen pajisjet e mirëmbajtjes dhe municionet, si dhe trajnimi e mbështetja teknike, të cilat do të zbatohen të gjitha për një periudhë 25 vjeçare.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se shitja ishte “vitale për interesat kombëtare të SHBA në Japoni dhe në zhvillimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes.”

Japonia ka tashmë një skuadron me F-35A që është ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë Mitsubishi, një nga vetëm tre vende të tjera në botë që mund të kryejnë montimin e gjuajtësve përveç SHBA dhe Italisë.

Japonia do të përdorë variantet F-35B për dislokim nga aeroplanmbajtëset e saj të kufizuara të kategorisë Izumo, të cilat mund të mbajnë 12 avionë secila.  Versioni F-35 B mund të kryejë ngritje dhe ulje vertikale apo me pistë të shkurtër, por është më i kufizuar në aftësitë luftarake dhe manovrim.

Kjo lejon që gjuajtësi të përdoret nga pista të improvozuara si ato të ishujve.

Shitja e F-35-ave te Japonia është kontrata e dytë më e madhe e eksportit për SHBA pas asaj të shitjes së gjuajtësve F-15SA për Arabinë Saudite.

FOTO GALERI
3/4
F-35B me ngritje vertikale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA