Paqartësi rreth një shpërthimi në perëndim të Teheranit

11/07/2020 02:30

Një shpërthim u dëgjua në perëndim të Teheranin të premten njoftoi transmetuesi shtetëror IRIB, duke iu referuar njoftime në internet. Por një zyrtare e lartë në atë pjesë të qytetit e hodhi poshtë një gjë të tillë.

Sipas IRIB energjia elektrike ishte ndërprerë në zonën në periferi të qytetit ku mendohet se kishte ndodhur shpërthimi. Por nuk dha informacion i mëtejshme në lidhje me shkakun apo viktima të mundshme.

Guvernatorja e qytetit Qod, Leila Vaseghi, tha për agjensinë gjysmë zyrtare “Fars News” se nuk kishte patur asnjë shpërthim, por vetëm ndërprerje të energjisë që kishte zgjatur rreth pesë minuta.

Nuk është e qartë nëse incidenti i raportuar kishte ndodhur në Qod ose në një zonë tjetër në perëndim të Teheranit. Banorët e kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Reuters” në pjesë të tjera të qytetit, thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjë shpërthim.

Gjatë javës të kaluar ka pasur shpërthime të shumta rreth objekteve ushtarake, bërthamore dhe industriale iraniane.

Top Channel