Lewis Hamilton rezultoi njeriu i shiut në pistën e Spielberg në Austri ku u zhvilluan provat kualifikuese të garës së dytë të Formula.

Reshjet e dendura të shiut që ranë në Zeltweg e vunë në dyshim zhvillimin e këtyre provave, teksa më parë bënë që të anuloheshin edhe provat e treta të lira. Por në fund kualifikueset u zhvilluan dhe Hamilton tregoi edhe njëherë se jo më kot është 6 herë kampion bote teksa fitoi pole positionin e parë për këtë sezon dhe të 89 në karrierë.

Rivali i britanikut këtë radhë u bë Max Verstappen me të cilin  zhvilloi një duel fantastik me holandezin që u përpoq deri në fuind, por që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Mjaft mirë u paraqit Carlos Sainz Jr me McLaren që shënoi kohën e tretë më të mirë duke fituar të drejtën të niset nga vija e dytë e startit të garës duke lënë pas fituesin e garës së javës së kaluar Valtteri Bottas i ndjekur nga Ocon dhe Lando Norris.

Ferrari pati një ditë të errët në këto prova teksa vetëm një prej pilotëve të saj arriti të kualifikohet për në sesionin e tretë dhe këtë radhë ishte Vettel që në fund u rendit në vendin e 10, ndërsa Leclerc do të nisë garën një pozicion më poshtë, në të 11

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA