Video/ Kishte dalë për të përshëndetur princ Charles-in, burrit i merren mendtë dhe rrëzohet

10/07/2020 17:51

Një burrë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë, në momentin që është takuar me princin e Wales-it.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është punonjës i një rrjeti marketesh në Britaninë e Madhe dhe kishte dalë për të përshëndetur princin Charles. Gjatë bisedës me të, në një moment burrit i merren mendtë dhe si pasojë është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Në ndihmë i kanë ardhur menjëherë të afërm e kolegë dhe raportohet se është dërguar menjëherë për në spital. Sakaq, princi i Wales-it po vizitonte punonjësit për t’i falenderuar ata për gatishmërinë e treguar në fillimin e pandemisë së koronavirusit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel