Hero apo vrasës? Qëlloi për vdekje dy personat që tentuan t’i grabisnin biznesin, argjendari italian kthehet në simbol për të djathtën
Venecia ka testuar sot për herë të parë 78 portat e lëvizshme të fluksit të ujit, pas disa vite shtyrjesh prej burokracive dhe korrupsionit.
Sistemi Mose 1.5km i gjatë me digat e verdha të lëvizshme ishte një “projekt i fuqishëm për të cilin u deshën vite të përfundonte”, tha kryeministri Giuseppe Conte i pranishëm në përurim.
Zhvillimi vjen pasi në nëntor 2019 Venecia u përball me përmbytjet më të rënda në gjysmë shekulli.
Disa protesta nga aktivistë mjedisorë u zhvilluan sot në lagunë, ku pretendohej se barrierat dëmtojnë zonën.
Kritikët thonë se sistemi i portave është 10 vjet më vonesë. Puna e ndërtimit të Mose nisi në 2003, edhe pse projekti ishte dizenjuar e kompletuar në vitet 1980. Buxheti i tij është tejkaluar disa herë dhe çështjet e korrupsionit kanë sjellë arrestimin e dhjetra zyrtarëve.
Vjeshtën që shkoi më shumë se 80% e qytetit u përmbyt. Sot kryeministri dhe tre kolegë të kabinetit vizituan dhomën e kontrollit të portave në zonën Lido të Venecias, ku barrierat u ngritën dhe u ulën në tre hyrje.
Testimi i sotëm zgjati 90 minuta dhe zyrtarët thanë se për t’u ngritur në kapacitet të plotë barrierat kërkojnë gjysmë ore kohë.
Komisionerja e projektit Elisabetta Spitz tha se sistemi ka nevojë dhe për 18 muaj testime para se të vihet në funksion.
Top Channel