OBSH: Ende e mundur ta vëmë nën kontroll pandeminë

10/07/2020 22:53

Organizata Botërore e Shëndetit tha sot se ishte ende e mundur vënia nën kontroll e pandemisë COVID-19, edhe pse numri i rasteve është më shumë se dyfishuar në gjashtë javët e fundit.

“Ka shumë shembuj, në të gjithë botën, që kanë treguar se edhe nëse epidemia është shumë e fortë, ajo ende mund të vihet nën kontroll”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për gazetarët, raporton ATSh.

“Vetëm kundërveprimi agresiv, i kombinuar me unitetin kombëtar dhe solidaritetin global, mund të kthejë trajektoren e pandemisë”, paralajmëroi ai.

Kreu i OBSH-së theksoi edhe një herë rëndësinë e zbulimit, gjurmimit të rasteve dhe izolimit të pacientëve, për të prishur zinxhirët e transmetimit.

Top Channel