13-vjeçarja vret veten pas vdekjes së nënës nga kanceri

10/07/2020 21:49

Një vajzë 13-vjeçare tragjikisht ka vrarë veten pasi nuk arriti të përballonte vdekjen e nënës së saj, thanë hetuesit në Britani.

Ellise Sambora u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit nga familjarët, katër vjet pasi nëna e saj Lorna vdiq nga kanceri i gjirit. Megjithë përpjekjet për ta risjellë në jetë ajo u shpall e vdekur në vend.

Pasi humbi nën e saj në 2015 nga sëmundja e rëndë, Ellise nuk arriti ta merrte veten megjithë ndihmën e ndërhyrjet e shërbimeve të mbështetjes.

Vdekja e saj e papritur i la të shkatërruar miqtë e të dashurit e saj.

Inspektori Tony Benjamin i policisë së Essex tha se nuk kishte rrethana të dyshimta mbi vdekjen e saj teksa autopsia tregoi se vdekja erdhi nga marrja e drogave e mjekimeve të ndryshme që i shkaktuan një mbidozë.

Babai i Ellise, Lee Motyer, gjyshja Barbara Keeble, thanë në homazhet e tyre: “Ellise ishte një zonjushë e veçantë, nje person i dashur që megjithse nuk e kuptonte, adhurohej nga të gjithë. Ajo bënte gjithçka për njerëzit e tjerë në nevojë apo në probleme. Njerëzit besojnë se vetëvrasja është një mënyrë e dobët për t’u larguar por ajo ishte shumë e guximshme të kalonte atë që kaloi në jetën e saj të shkurtër”.

Pesë vjet më parë nëna e Ellise, Lorna vdiq nga kanceri i gjirit, me të cilin ishte diagnostikuar që kur Ellise dy vjeçe. Kjo do të thotë se ajo e dinte përherë gjendjen e nënës.

Lorna mori diagnozën terminale në mars 2012. Ajo mori Ellise në Disneyland dhe gjithashtu e çoi në Irlandë për të kalëruar. Por babai dhe gjyshja e saj thanë se tragjedia e semundjes dhe vdekjes se nënës përkeqësoi shëndetin mendor të saj.

FOTO GALERI
2/5
Pesë vjet më parë nëna e Ellise, Lorna vdiq nga kanceri i gjirit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA