Rekord infektimesh në SHBA, në një ditë u raportuan 60 mijë raste

09/07/2020 01:44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka raportuar një shifër rekord prej më shumë se 60 mijë rastesh të konfirmuara të koronavirusit në 24 orët e fundit sipas universitetit John Hopkins.

Rekordi i mëparshëm ishte 55220 që u shënua më 2 korrik. Shifra më e fundit vjen ndërsa shtetet e Kalifornisë dhe Teksasit raportuan secili nga mbi 10 mijë raste të tjera. E ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Amerika është një nga vendet që ka reaguar më mirë ndaj pandemisë.

Por, doktor Antoni Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive dhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, tha se vendi ishte gjunjëzuar që në valën e parë të koronavirusit.

SHBA ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit dhe viktimave, krahasuar me çdo vend tjetër të botës. Më shumë se tre milionë infektime janë regjistruar në ShBA që nga fillimi i pandemisë sipas Nju Jork Times dhe NBC. Covid 19 është lidhur po ashtu me 131 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel