Shërbimet japoneze të emergjencave po përpiqen të arrijnë në mijëra shtëpi të izoluara nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut që i kanë marrë jetën dhjetëra vetëve dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Zyrtarët thanë se rritja e nivelit të ujërave ose rrugët e dëmtuara si pasojë e rrëshqitjeve të dheut kanë bllokuar aksesin në më shumë se 3 mijë shtëpi, kryesisht në rajonin jug perëndimor, të goditur më rëndë, në Kumamoto.
Sipas ekspertëve, shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë të paktën deri më 12 korrik në një zonë të gjerë të vendit ndaj nevojitet vigjilencë e lartë për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjet në zonat e ulëta. Numri i viktimave nga moti i keq ndërkohë është rritur gradualisht ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar në zonat e izoluara. 58 persona sipas qeverisë janë konfirmuar të vdekur me katër të tjerë që druhet se kanë humbur jetët.
Top Channel