Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Gjahtarja ruse Maja Odden, 23 vjeçe, është kërcënuar me vdekjen e fëmijës së saj të porsalindur, pasi ajo gjatë shtatzënisë pozoi pranë kafshëve që vriste.
23-vjeçarja që kur ka qenë 14 vjeç ka vrarë prenë e parë. Ky pasion i është brumosur nga i ati, i cili është një gjahtar profesionist. Por, pak ditë pasi djali i saj Andres ka ardhur në jetë, krahas mesazheve të urimit qëndronin dhe ato kërcënuese, të cilat paralajmëronin vdekjen e vogëlushit.
“Fëmija që do të lindësh është më i neveritshëm se t’i. Uroj që ai të vdesë sa më shpejt”, ka shkruar një person anonim.
Në lidhje me këto mesazhe ka reaguar vetë Maja, e cila ka thënë se të kesh pasion gjuetinë, nuk mund të shkojë deri aty sa disa persona t’i urojnë vdekjen e djalit.
“Të jesh vajzë dhe të kesh pasion gjuetinë është e gabuar dhe e pa konceptueshme për disa persona. Unë kurrë nuk do të ndal gjuetinë, madje do të këshilloj dhe djalin të ndjekë këtë rrugë. Kam marrë këto kohë kërcënime për vdekjen e tij. Nuk e di, e kam të pamundur të imagjinoj që disa persona arrijnë deri aty sa t’i urojnë vdekjen dhe thonë se do të vrasin një qenie të pafajshme”, u shpreh 23-vjeçarja.
Top Channel