Dëshmitari në procesin për shkarkimin e Presidentit Trump del në pension; avokati fajëson Presidentin

09/07/2020 02:06

Kolonel lejtnanti Aleksandër Vindman, ndihmës për sigurinë kombëtare që luajti një rol të rëndësishëm në çështjen për ngritjen e akuzave për fajësimin e Presidentit Donald Trump, njoftoi se po del në pension nga ushtria, përmes një deklarate tronditëse ku akuzoi presidentin se po zhvillonte një “fushatë ngacmimesh, frikësimesh dhe hakmarrjesh”.

Në deklaratën e bërë publike nga avokati i tij David Pressman thuhet se koloneli Vindman po largohej nga ushtria, pas më shumë se 21 vitesh pasi ishte bërë e qartë “se e ardhmja e tij brenda institucionit ku ka shërbyer me besnikëri, do të jetë përgjithmonë e kufizuar”.

“Nëpërmjet një fushate ngacmimesh, frikësimesh dhe hakmarrjesh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara u përpoq të detyrojë kolonelin Vindman të zgjedhë: Mes respektimit të ligjit dhe kënaqësisë së një Presidenti. Mes nderimit të betimit të tij dhe mbrojtjes së karrierës. Mes mbrojtjes së ngritjes së tij në detyrë dhe asaj të kolegëve të tij ushtarakë”, thuhet në deklaratën e publikuar së pari nga rrjeti CNN.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Presidenti Trump në shkurt e hoqi kolonelin Vindman nga puna e tij në Shtëpinë e Bardhë vetëm dy ditë pasi u shpall i pafajshëm nga Senati. Avokati i zotit Vindman tha se klientit të tij i ishte thënë të largohej si hakmarrje pasi kishte “thënë të vërtetën”.

Vindman kishte dëshmuar se ai nuk mendonte se ishte “me vend” që presidenti Trump të “kërkonte që një qeveri e huaj të hetojnte” marrëdhëniet e ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij me kompaninë e energjisë Burisma në Ukrainë./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA