Pedonale e zbrazur dhe lokale bosh, këto janë pamjet e pak minutave më parë në Bulqizë.

Shtimi i katër rasteve të reja me koronavirus, pas infektimit të mjekut epidemiolog të DSHP Bulqizë ka ndikuar dukshëm në kufizimin e lëvizjes së lirë të banorëve, ku momentalisht qyteti duket thuajse i boshatisur.

Kjo për faktin se personat e infektuar me Covid-19, kanë patur mjaft kontakte me persona të tjerë, ku dyshohet se nga këto kontakte mund të rritet edhe më tepër numri i të infektuarve.

Koronavirusi në Bulqizë/ 4 raste të reja, u merren tampona 5 familjeve që patën kontakt me të afërmit e mjekut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA