Binjaket 2-vjeçare me kokë të bashkuar arrijnë të shohin njëra-tjetrën pas operacionit të suksesshëm

09/07/2020 19:21

Një çift binjakesh të lindura me kafkë të bashkuar kanë arritur të ndahen me sukses nga doktorët e spitalit Bambino Gesu në Itali.

Dy-vjeçaret Ervina e Prefina Bangalo, të lindura në Mbaiki, të Republikës Qendrore Afrikane, kishin kokë të bashkuara dhe vena kritike gjaku të përbashkëta rreth trurit të tyre.

Ato u sollën në spitalin pediatrik Bambino Gesu në pronësi të Vatikanit, ku kryen tre procedura kirurgjike. Operacioni final prej 18-orësh u bë më 5 korrik dhe pamjet e publikuara më pas i tregonin të voglat duke festuara të lumtura dhe të ndara ditëlindjen e tyre të dytë.

Mjekët thanë se objektivi i kirurgjisë ishte ‘ndarja e vajzave në kushte të përkryera’. Dr Carlo Marras, kreu i neurokirurgjisë së Bambino Gesu, tha:

“Objektivi që i vumë vetes ishte tepër ambicioz, dhe bëmë gjithçka për ta arritur”. Ai shtoi më tej se vajzat tashmë do të mund të jetojnë një jetë normale pas një faze rehabilitimi.

Shumica e binjakëve të bashkuar në kokë, u ndodh kjo në mënyrë vertikale me trupin, pra në majat e kokës së tyre. por në rastin e rrallë të Ervina e Previna, trupat e tyre qëndronin paralelë në bashkim, pozicion i njohur si “craniopagus total posterior”.

Kirurgjia për to ishte një sfidë madhore pasi pjesa e prapme e kokës është kritike për enët e gjakut që furnizojnë trurin, thonë ekspertët. Dr.Marras tha se aspekti më kompleks i procedurës ishte dhënia për të dy fëmijët i sistemeve të daljes së gjakut.

Kirurgjia finale për ndarjen përfshiu një grup prej 30 doktorësh e infermierësh, të cilët përdorën neurosimulatorë dhe imazhet 3-D.

Para operacionit stafi u dha binjakeve pasqyrë për të parë veten për herë të fundit. Dr Marras tha: “Ishte një eksperiencë profesionale por dhe njerëzore, të arrish diçka që vetëm e kishe imagjinuar, me të gjitha mundësitë e dështimit. Ishte një moment magjik”.

Nëna e binjakeve Ermine Nzotto, tashmë shpreson që vajzat e saj të studiojnë për t’u bërë doktoresha në të ardhmen. Ajo vetë nuk ka qenë kurrë në shkollë.

“Është lumturi të shikosh vajzat e mia që vrapojnë e luajnë si femijët e tjerë. Do të dëshiroja që nesër ato të studiojnë për t’u bërë doktoresha dhe të ndihmojnë fëmijët e tjerë të botës.

Dr.Marras tha se ka vetëm një rast të mëparshëm të ndarjes së binjakëve të bashkuar prapa kokës  të kryer në SHBA në vitet 1980-të. Në atë rast kirurgjia nuk shkoi plotësisht mirë pasi binjakët pësuan dëme neurologjike dhe një prej tyre mbeti në gjendje vegjetative, kurse tjetri ka pësuar vonesë zhvillimi.

Eksperti Dr Jesse Taylor e kirurgjisë plastike në spitalin e fëmijëve në Filadelfia tha se shumë qendra mjekësore nuk besojnë se procedura mund të kryhet me sukses të plotë. Ai thotë se në këto procedura doktorët “marrin hua” enë gjaku për t’ia dhënë çdo binjaku, por me bashkimin nga prapa kokës nuk kishte shumë hapësirë manovrimi për manovrën. Ervina e Prefina nuk pësuan dëme neurologjikë nga ndarja.

FOTO GALERI
2/8
Ato nuk e kishin pare kurre njera-tjetren por njihnin zerat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA