Koronavirusi i ri duket se kohët e fundit po gjen më shumë terren në Amerikën Latine.
Në Kili, teksa pjesa më e madhe e infermierëve dhe mjekëve pasi mbarojnë turnet sfilitëse kthehen në shtëpi, infermiere Damiras Silva merr në duar violinën e saj dhe nis të argëtojë pacientët e sëmurë. Silva 26 vjeçe, kalon disa orë duke përshkruar të gjithë korridoret e spitalit “El Pino”, e cila ndodhet në një lagje të varfër të kryeqytetit Santiago.
Me violinën e saj, ajo interpreton një përzierje të këngëve të njohura latine, duke argëtuar në këtë mënyrë pacientët e sëmurë me Covid-19.
“Sapo filloj të luaj muzikë, pacientëve i rikthehet buzëqeshja dhe nisin të duartrokasin. Qëllimi im i vetëm është të dhuroj pak dashuri, besim e shpresë me violinën time. Këtë gjë e bëj shpesh, e bëj sepse kështu ma ndien zemra”, është shprehur për mediat vendase Damiras.
Sakaq, në Kili nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 300,000 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 6,000 janë shpallur të vdekur.
Top Channel