Të veshur me të zeza dhe duke respektuar distancimin social/ Kim Jong-un përkujton 26-vjetorin e vdekjes së gjyshit

08/07/2020 17:38

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është parë përkrah njerëzve të tij më të besuar, teksa vizitoi pallatin përkujtimor, ku gjendet varri i gjyshit të tij, Kim Il Sung.

Kim në këtë mënyrë, përkujtoi 26-vjetorin e vdekjes së gjyshit. Vlen të përmendet fakti se askush nga të pranishmit nuk mbante maskë mbrojtëse, ndërsa respektonin në mënyrë rigoroze distancimin social.

Më herët, në muajin prill, lideri suprem mungoi në ceremoninë përkujtimore të lindjes së gjyshit të tij, e cilësuar si “Dita e Diellit”. Fill pas kësaj mungese qarkulluan lajme mbi shëndetin e diktatorit, në të cilat thuhej se ai mund të kishte ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në zemër. Mirëpo, zërat për një vdekje të mundshme të tij duket se kanë rënë poshtë dhe Kim Jong-un është vendosur në krye të qeverisjes së vendit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel