26/11 22:47
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ishte lajmi kryesor në gjithë mediat botërore ditët e fundit, pasi rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.
Bolsonaro ka dyshuar në ekzistencën e virusit dhe shpesh e ka cilësuar atë si një grip të lehtë. Mirëpo gjatë një konference për mediat, presidenti nuk ka ngurruar të heqë maskën mbrojtëse nga fytyra, për të treguar se, edhe pse është pozitiv me Covid-19, sëmundja nuk ka shfaqur simptoma agresive tek ai.
“Shikoni fytyrën time”, tha Bolsorano kur hoqi maskën para gazetarëve.
Më pas shtoi se ndihet mjaft mirë:
“Falenderoj të gjithë ata që luten për mua, që më përkrahin. Falë Zotit ndihem mire”.
Top Channel