“Nuk është një tekst përfundimtar, por një protokoll mirëkuptimi”/ Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet
Një burrë në Nju Jork, është vrarë teksa ishte duke kaluar rrugën së bashku me të bijën gjashtë vjeçe.
Pamjet ngjethëse janë filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në video shihet burri i identifikuar si Anthony Robinson, 29-vjeç, duke kaluar rrugën në vijat e bardha dhe në dorë mbante të bijën.
Në këtë moment një makinë e zezë afrohet dhe dyshohet se Anthony konfliktohet verbalisht me personin që ndodhej brenda saj. Ndërkaq, burri që ndodhej brenda makinës nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë mbi 29-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa e bija e tmerruar nga kjo skenë shihet duke vrapuar.
Raportohet se policia ka nisur një hetim për të bërë të mundur arrestimin e autorit.
Top Channel