Mjekja Zoya Monaenko e një spitali në Kazakistan ka folur në një intervistë për procesin e kastrimit gradual kimik që është duke i bërë atij që njihet si Qytetari S, i dënuar për tentativën e përdhunimit të një fëmije 8-vjeçare, me injeksione periodike në të ndenjura.
Zoya i bën të dënuarit injeksionet e kastrimit çdo 12 që prej shtatorit të shkuar.
Ajo thotë: “I dënuari 35-vjeçar, ndaj të cilit po kryej procedurën e kastrimit kimik po kryen dënimin për krime kundër integritetit seksual të fëmijëve. I kam bërë injeksionin e parë më 20 shtator 2019 dhe ato përsëriten më pas çdo 12 ditë. Gjatë procedurës ai sillet qetësisht dhe nuk tregon shenja agresioni”.
Pedofilit i kërkohet të nënshkruajë nëse pranon trajtimin e kimikateve që ulin nxitjet e tij seksuale.
Qytetari S është arrestuar në 2018-ën, pasi u gjet duke tentuar ta përdhunonte në një zonë të izoluar industriale në Uzhar. Vajza tha më vonë se ai i kishte grisur rrobat.
Infermierja thotë se injeksionet kryhen në muskujt e të dënuarit dhe ulin nivelin e testosteronit në gjak.
Ajo thotë: “Kur injektohen në muskuj transmetimi i saj është i ulët. Me këtë kimikat duhet bërë kujdes që mjekimi të mos prekë venat e gjakut”.
Të burgosurit për krime seksuale që dënohen me kastrim kryejnë rregullisht kontrolle mjekësore e spikiatrike.
Në janar, një burrë i identifikuar vetëm si Valiev, 38 vjeç, u dënua në Kazakistan me kastrim dhe 25 burg për përdhunimin e një vajzë 12-vjeçare në një tualet shkolle.
Top Channel