FOTO/ Mbeti e paralizuar dhe me pjesën më të madhe të trupit të djegur, gruaja vdes 11 vite pas tragjedisë

08/07/2020 17:51

Një grua, e cila ishte e paralizuar dhe me djegie të shumta në pjesët e trupit, ka vdekur 11 vite pas tragjedisë që kishte përjetuar.

Irina Pekarskaya, vdiq e vetme për shkak të kufizimeve të COVID-19. Nëna e dy fëmijëve, pësoi djegie në 60% të mushkërive, pasi në vitin 2009 lokali në të cilën ndodhej së bashku me bashkëshortin Segey, u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije të shkaktuar nga fishekzjarret.

Irina, mbeti e paralizuar dhe e paaftë të fliste. Pas tragjedisë që ajo përjetoi, u dërgua për t’u trajtuar në Gjermani dhe nga ajo kohë deri në momentin e vdekjes dergjej e vetme në shtrat.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel