Burgoset për 12 vite vrasësi i birit të ish-presidentit gjerman

08/07/2020 21:36
Dr Fritz von Weizsäcker, i dyti majtas, djali i voel i President Richard von Weizsäcker

Një gjerman është burgosur sot për vrasjen e Fritz von Weizswcker vitin që shkoi, djali i ish-presidentit të Gjermanisë.

Gjykata e Berlinit dha 12 vjet burg për Gregor S dhe urdhëroi dërgimin e tij në një spital psikiatrik.

Dënimi merrte në konsideratë “përgjegjësinë e tij të reduktuar” prej çrregullimit psikologjik.

Doktor Fritz von Weizsacker u vra me thikë jashtë një spitali në Berlin, ku sapo kishte përfunduar një leksion mbi sëmundjet e mëlçisë.
Vrasja e 59-vjeçarit, baba i katër fëmijëve shokoi gjithë Gjermaninë.

Kancelarja Angela Merkel e pershkroi aktin si nje “goditje e tmerrshme” për familjen.

Dr von Weizsäcker ishte i biri i Richard von Weizsäcker, president i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1984 deri në 1990. Ai ishte në post gjatë bashkimit të Gjermanive dhe shërbeu gjithashtu si presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1994.

Dokumentet e dorëzuara në gjyq shprehnin se Gregor S qëlloi doktorin me thikë në qafë duke shkaktuar një plagë 14 cm të gjatë.

“Fritz von Weizsäcker nuk kishte kohë as të ngrinte krahët,” tha në gjykatë prokurori Silke van Sëeringen.

Gregor S u shpall gjithashtu fajtor për një tentativë vrasjeje ndaj një polici 34-vjeçar jashtë detyre, që dëshmoi vrasjen dhe tentoi të neutralizonte sulmuesin, por mbeti i goditur disa herë me thikë.

Ekspertët thanë se Gregor S vuan nga disa çrregullime të karakterit dhe mund të jetë ende i rrezikshëm nëse refuzon trajtimin mjekësor.

Por në maj Gregor S tha në gjykatë se “nuk pengohem për aktin”, duke thënë se e urrente ish-presidentin Weizsäcker pasi drejtonte një kompani kimike që furnizonte SHBA me “agjentin portokalli”, kimikati që shkakton rënien e gjetheve të pemëve, i përdorur nga ushtria e SHBA gjatë luftës së Vietnamit për të zhveshur xhunglën dhe zbulimin e rebelëve.

“Kreva krimin prej bindjeve politike dhe jo nga deluzioni,” ka thënë ai.

Por prokurorët e refuzuan këtë duke thënë se ishte në fakt një akt i pakuptimtë nga një njeri i trazuar mendërisht.

Në Gjermani dënimi i përjetshëm është i detyrueshëm për vrasjet, por reduktimi i përgjegjësisë sjell ulje të dënimit.

FOTO GALERI
1/3
Gjykata e Berlinit dha 12 vjet burg për Gregor S dhe urdhëroi dërgimin e tij në një spital psikiatrik.

Top Channel