Aksident në Lezhë/ Përplasen 2 automjete dhe një motor, një prej 2 të plagosurve në gjendje kritike

08/07/2020 20:26

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës.

Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas, saktësisht drejtuesi i motorit si dhe pasagjerja që ndodhej në motor, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

*Lajmi mbetet në përditësim

Top Channel