Ish-ndihmësja e Melania Trump, rrëfime “eksplozive” në librin e ri!

07/07/2020 13:13

Një ish ndihmëse ngushtë e Melania Trump, e cila asistoi në mbikëqyrjen e ceremonisë së inagurimit të Donald Trump, ka shkruar një libër kujtimesh “shpërthyes”, ku përshkruan miqësinë e saj 15-vjeçare me Zonjën e Parë.

Stephanie Winston Wolkoff u caktua si këshilltare e papaguar e Melanias fill pasi Trump fitoi zgjedhjet në vitin 2016, dhe luajti një rol të rëndësishëm me ndihmën e dhënë asaj për të kaluar nga Nju Jorku në Shtëpinë e Bardhë teksa e këshillonte për portofolin e vet te ri politik. Por shkurtin e vitit 2018, Winston Wolkoff u detyrua të largohej pas raporteve se firma e saj kishte marrë 26 milionë dollarë pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë luksoze të inaugurimit të Trumpit në  2017 dhe eventeve të ngjashme.

Asokohe, Winston Wolkoff tha se firma e saj kishte siguruar gjithsej vetem “ 1,62 milion dollarë” që ishin ndarë mes stafit. Që prej atëherë, ajo pretendon se u tradhëtua nga personat që I konsideronte të afërt. Gruaja më vonë bashkëpunoi me prokurorët federale në Manhattan të cilët hapën një hetim për të parë nëse Komiteti inaugurues i Trumpit në 2017 shpërdoroi një pjesë të shumës rekord të 107 milionë dollarëve të mbledhur nga donacionet. Libri do të titullohet “Melania and Me”, dhe do të botohet nga Gallery Books, në 1 shtator.

Top Channel