“Po” përmes telefonatës mes dy burgjeve dhe më pas ekzekutimi, historia rrëqethëse e të riut iranian që nuk pa dot më gruan e tij 11/10 11:35
Më shumë se 200.000 njerëz janë infektuar me COVID-19 në Afrikën e Jugut, dhe katër provincat më të prekura mund të karantinohen përsëri, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize.
Afrika Jugore po regjistron mijëra raste të reja çdo ditë dhe provincat e prekura janë Gauteng, Cape Western, Cape Eastren dhe KwaZulu-Natal.
Ministria e Shëndetësisë pretendon se do të kishte më shumë rast nëse vendi nuk do të ishte mbyllur.
Afrika Jugore gradualisht po lehtëson masat e paraqitura, duke hapur shkollat për një numër më të madh të nxënësve këtë javë.
Ndryshe, Afrika Jugore është e përfshirë në provat klinike të vaksinës Covid-19 të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit.
Top Channel