Një zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare është bërë i mundur në Himarë.

Përmes një postimi në Facebook, ishte kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ai që e bëri publik lajmin.

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke ia shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

“Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor”, shkroi Çipa.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel