Vritet në Austri kritiku i liderit çeçen Kadyrov

06/07/2020 17:01
Lideri i kontestuar cecen Kadirov

Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf-it me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit.

Gerasdorf ndodhet 20 km larg kryeqytetit Vjenë, ndërsa për ngjarjen forcat speciale kanë arrestuar një tjetër qytetar rus Linz.

Mediat vendase thonin se si viktima dhe i dyshuari ishin qytetarë nga Çeçenia, ndërsa viktima sipas tyre është opinionisti çeçen Mamihan Umarov, i cili ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësin rajonal Ramzan Kadyrov në kanalin e tij të rrjetit YouTube “Anzor from Vienna”, në gjuhën çeçene.

Umarov e quante veten në rrjetin “punonjës të ministrisë së sigurisë të Republikës së Ichkeria” dhe fliste për përfshirjen e forcave speciale ruse në gjurmimin e emigrantëve politikë dhe separatistëve çeçenë në Evropë.

Në Ukrainë, Mamihan Umarov ka qenë dëshmitar i vrasjes së ushtarakes vullnetare çeçene Amina Okuyeva, dhe dëshmia e tij ndihmoi në ngritjen e akuzave kundër organizatorit të mundshëm të saj, Salah Delimbekovich Humaidov.

FOTO GALERI
1/4
Opinionisti disident çeçen Mamihan Umarov u vra prane Vienes

Top Channel