Një djalë 2-vjeçar në Brazil është goditur nga një makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë kockë të thyer.
Një kamera e sigurisë në rrugë ka fiksuar të gjithë momentin tronditës. Në pamje shihet vogëlushi Theo dos Reis Santos duke kaluar rrugën. Në këtë kohë një makinë i afrohet dhe e godet fuqishëm. Ndërkohë pas këtij momenti, ndërhynë mamaja e vogëlushit e cila e merr atë me shpejtësi në krahë dhe e largon nga rruga. Sipas raportimeve vogëlushi ia ka hedhur paq këtij aksidenti dhe ka përfunduar me vetëm disa gërvishtje të lehta në trup, e një dhëmb të thyer.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe pediatria Ana Escobar, e cila tha:
“Fakti që Theo është ende fëmijë dhe kockat e tij nuk janë formuar plotësisht, e ka ndihmuar trupin e vogëlushit që të mos pësonte dëmtime serioze. Kockat e një fëmije janë të lakueshme, janë elastike. Kjo është arsyeja që ai ka shpëtuar”.
Top Channel