Trafikantët djegin avionin me $4mln euro kokainë pas uljes në autostradë

06/07/2020 17:50

Një avion privat është zbuluar dje i përfshirë nga flakët, pasi bëri një ulje emergjence në autostradë, teksa po ndiqej nga avionët ushtarakë.

Ngarkesa masive e kokainës prej më shumë se 109 milionë pesos (4.3 milionë dollarë) u gjet në një kamion pranë vendit të uljes së avionit në shtetin meksikan të Quintana Roo, zonë e njohur për turizmin me rezorte si ai i Cancun-it.

Droga vinte nga avioni që trafikantët e dogjën pak pas uljes prej frikës së ndjekjes nga ushtria.

Pamje dramatike të djegies u publikuan nga policia e Quintana Roo, ku shihej avioni në mes të autostradës rurale, teksa shtëllunga të mëdha tymi dilnin prej tij.

Zyrtarët thanë se kokaina ishte paketuar në 13 pako me peshë 30kg secila dhe se humbja e saj do të kishe pasoja serioze në organizatën kriminale pergjegjese.

Ende asnjë arrestim nuk është bërë teksa Ministria meksikane e Mbrojtjes tha se avioni kishte ardhur nga Amerika jugore dhe ishte gjurmuar në hapësirën ajrore meksikane, duke u ndjekur nga dy avionë gjuajtës të ushtrisë.

Autoritetet identifikuan mjetin si BAe-125 me 15-pasagjerë, prodhim disa dekada i vjetër. Avioni ishte ulur në zonën Felipe Carrillo Puerto, relativisht larg rezorteve të famshme turistike të shtetit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA