Ndërrojnë jetë në moshën 68-vjeçare, binjakët e bashkuar Ronnie e Donnie

06/07/2020 17:28
Binjakët kanë vdekur dje në qendrën e tyre të kujdesit në Ohio të SHBA

Ronnie dhe Donnie Dayton, 68-vjeçarë, u lumturuan kur kaluan rekordin e mëparshëm të jetëgjatësisë për binjakët e bashkuar në lindje, duke deklaruar se “e kishim ëndërruar këtë që kur ishim fëmijë”.

Binjakët kanë ndërruar jetë dje në qendrën e tyre të kujdesit në Ohio të SHBA, njoftoi vëllai i tyre Jim.

Në vitin 2010, 200 vullnetarë ndihmuan ndërtuesit për krijimin e një shtesë në shtëpinë e Jim për të ndihmuar që binjakët të jetonin në mënyrë më të rehatshme.

Jim tha: “Jam mirënjohës për komunitetin dhe ndihmën e tyre për Ronnie e Donnie çka i lejoi atyre të jetonin me familjen për 10 vjet.”

Binjakët Galyon të cilët ishin të bashkuar në bark, kaluan jetëgjatësinë e Chang dhe Eng Bunker, duke u bërë më jetëgjatët në vitin 2014.

Kur thyen rekordin, Ronnie tha: “Kjo është ajo që unë dhe Donnie kishim ëndërruar që kur ishim fëmijë.” Mediat lokale thonin se binjakët kishin qenë një pjesë e veçantë e komunitetit lokal të Beavercreek.

FOTO GALERI
2/3
Ata u shpallen më jetëgjatët në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA