Kina shënon rastin e dyshuar të murtajës, disa ditë pas përhapjes në Mongoli

06/07/2020 18:23

Një rast i dyshuar murtaje është shënuar në veri të Kinës, njoftuan sot autoritetet lokale, disa ditë pasi dy raste të ngjashme u identifikuan në Mongolinë fqinje.

Rasti u pikas në një spital në rajonin mongol të Kinës që solli dhe alarmin e gjendjes se epidemisë së rangut të tretë në rajon.

Alarmi vjen hyri në fuqi menjëherë dhe do të mbetet minimalisht deri në fund të vitit. Pacienti në fjalë vuan nga forma bubonike e sëmundjes, e cila shkakton fryrje të gjendrave limfatike dhe konsiderohet si varianti më i thjeshtë për t’u kuruar i sëmundjes.

Sëmundja ka gjithashtu variantet pneumonike dhe ajo akoma më vrasëse septicemike, që vrasin pacientët brenda një dite.

Javës që shkoi dy njerëz rezultuan pozitivë me murtajën bubonike në Mongolinë fqinje.

Sëmundja e re është gjëja e fundit që bota do të kishte nevojë në një kohë përballjeje me koronavirusin e ri Covid-19 që ka infektuar rreth 11.5 milionë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 530,000 prej tyre.

FOTO GALERI
3/3
Pacienti në fjalë vuan nga forma bubonike e sëmundjes, e cila shkakton fryrje të gjendrave limfatike dhe konsiderohet si varianti më i thjeshtë për t’u kuruar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA