Po priste bashkë me persona të tjerë Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin Baki Goxhaj dhe tre persona të tjerë
Të tjera objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta , nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë motra Blerta.
Sot nisi nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.
E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.
Top Channel e ndoqi nga afër këtë proces dhe iu sjell pamjet nga vendngjarja.
Ndërkohë burime ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se vajza e mbijetuar, Blerta, ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.
Top Channel