Të tjera objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta , nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë motra Blerta.

Sot nisi nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Top Channel e ndoqi nga afër këtë proces dhe iu sjell pamjet nga vendngjarja.

Ndërkohë burime ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se vajza e mbijetuar, Blerta, ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/06/ekskluzive-flet-e-mbijetuara-e-ngjarjes-horror-ne-kombinat-motra-ndenji-52-dite-pa-ngrene-e-pushtuan-demonet-dhe-krizat/

https://top-channel.tv/2020/07/06/boshatiset-dhoma-e-ferrit-momenti-kur-nxirren-objektet-nga-shtepia-e-familjes-josifi/

FOTO GALERI
2/4

Top Channel