Muzeu më i vizituar i botës, Luvri ka hapur dyert për vizitorët për të parën herë pas një mbylljeje 16 javore për shkak të pandemisë koronavirusit.

Gati një e treta e galerive të tij megjithatë do të mbeten të mbyllura. Ish pallati I madh I mbretërve të Francës ka humbur gjatë kësaj periudhe mbi 40 milionë euro nga shitja e biletave. Drejtori Jean-Luc Martinez e pranoi se vështirësitë për menaxhimin e muzeut të famshëm  janë të mëdha tani që bota po përshtatet me virusin e ri.

Edhe pse shumica e pikturave më popullore te muzeut si “Mona Lisa” dhe koleksionet e tij të bollshme antike do të jenë të aksesueshme për vizitorët, është vendosur të qëndrojnë të mbyllura ato galeri ku distancimi social është më I vështirë. Nuk do të lejohen po kështu përpara kryeveprës së Leonardo da Vinci grumbullime njerëzish për selfie, teksa njerëzve u është kërkuar të ruajnë distancën në bazë të shenjave të vendosura në dysheme. Rreth 70% e 9.6 milionë vizitorëve që pati Luvri vitin e kaluar ishin nga përtej detit, dhe këtë vit, humbja e këtij publiku llogaritet të jetë rreth 80%.

Top Channel