Fotot e papublikuara/ Motrat që synonin ringjalljen, asnjë hap jashtë Shqipërisë

06/07/2020 11:23
Anisa dhe Blerta Josifi

Top Channel ka siguruar foto të motrave Josifi Anisa dhe Blerta të cilat tronditën kryeqytetin në mbrëmjen e dy korrikut kur, Anisa bashkë me të ëmën Zhanetën u gjetën të pajetë në banesë ndërsa Blerta në gjendje të rëndë.

Anisa trupi i i të cilës u gjet gjysmë i dekompozuar së bashku më të motrën Blertën rezulton se nuk kanë kurrë nga vendi sipas sistemit TIMS mëson Top Channel.

Por ndërkohë që brenda banesës kishin mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve, sot nisi edhe nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Siç u raportua më parë nga Top Channel, familja Josifi në kohën kur ishte në Përmet ishte angazhuar me Kishën Evangjeliste Norvegjeze, ndërkohë pas mbërritjes në Tiranë ata frekuentonin ambientet e sektit të Dëshmitarëve të Jahovait. Ata u larguan nga Përmeti rreth dy vjet më parë dhe me ardhjen në Tiranë u angazhuan me Dëshmitarët e Jahovait. Kjo vërtetohet edhe nga provat e gjetura nga policia në banesën e tyre në Kombinat.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur libra të tillë si “Kulla e Rojes” botim ky i Dëshmitarëve të Jahovait.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/06/detajet-nene-e-bije-te-veteflijuara-ne-banese-dosja-e-kombinatit-ende-nuk-ka-shkuar-ne-prokurori-cfare-u-gjet-ne-banese/

FOTO GALERI
2/2
Blerta Josifi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA