Burri vret me gurë gruan 24-vjeçare “për çështje nderi”, lë trupin e gjymtuar anës rrugës

06/07/2020 18:59

Një burrë akuzohet se ka vrarë me gurë gruan e tij 24-vjeçare me ndihmën e vëllait të tij, në ato që njihen si “vrasje nderi” në Pakistan.

Bashkëshorti i viktimës Allah Baksh dhe vëllai i tij Kareem Baksh janë arrestuar tashmë nga policia.Viktima, e cila është identifikuar vetëm me emrin e parë Waziran ishte gjetur pranë autostradës Indus më 27 qershor, pranë fshatit Wadda Chachar.

Trupi i saj ishte gjymtuar dhe kishte plagë të rënda në kokë.

Fillimisht babai i saj Gul Muhammad i tha policisë se vdekja ishte një aksident, por më vonë ai ndryshoi dëshminë e tij duke thënë se ishte vrarë nga i shoqi Allah Baksh dhe vëllai i këtij të fundit Kareem Baksh. Avokati i të drejtave të njeriut në Pakistan, Ayaz Latif Palijo kishte shpërndarë një video ku thoshte se shihet babai i viktimës duke qarë mbi varrin e saj.

“Zonat rurale e feudale të Pakistanit janë kthyer në fusha të vrasjes së grave në Pakistan”, shkruante aktivisti Palijo.

Muajin që shkoi një grua në Iranin fqinjë u ekzekutua nga burri i saj pasi ishte larguar me dikë tjetër disa ditë pas martese.  Burri 23-vjeçar e kishte ndjekur atë për një vit deri sa e gjeti dhe e vrau në mënyrë mizore.

FOTO GALERI
2/3
Babai i viktimës duke qarë mbi varrin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA