“Bovilla e bukur”/ Rama poston videon: Ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitet e filtrimit të ujit në Tiranë

06/07/2020 08:33

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin me një video nga liqeni i Bovillës.

Sipas Ramës,  liqeni i Bovillës nuk është vetëm turistik, por pas investimeve të kryera, është rritur sasia e furnizimit me ujë në kryeqytet.

“Mirëmëngjes nga Bovilla e bukur por aspak thjesht turistike. Liqeni i Bovillës falë investimeve tona ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitet e filtrimit të ujit në Tiranë”, shkruan Rama.

Top Channel