Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e ngjarjes në Kombinat është shtruar në pavijonin e grave në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik nr. 5 në Tiranë.

Burime të besueshme të Top Channel dhe konfidenciale pohuan, se vajza është në gjendje të stabilizuar, lëviz nëpër pavijon dhe komunikon me doktorët.

Burimet tona pohojnë, se vajza vuan nga Psikozë e Induktuar, që ndodh kur një anëtar i familjes imponon mendimet dhe sjelljes tek anëtarët e tjerë.
34 vjeçarja, nëna dhe motra, mund të kenë patur mendime mbivlerësuese për fenë ku aderonin. Vajza mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në psikiatri, thonë doktorët.

“Ngjarje më shokuese nuk kemi dëgjuar dhe nuk do dëgjojmë. Po edhe ai daja, si nuk këmbënguli ta takonte mbesën.

Ishin dhe me shkollë, si mund të gënjeheshin.

Unë i kam përzënë kur më vinin në derë.

Këta Dëshmitarët e Jehovait duhen dëbuar nga vendi ynë”, thanë disa qytetarë për mikrofonin e TCh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA