“Që të na rikthehet buzëqeshja dhe optimizmi për të nesërmen…”/ Manastirliu ndan mesazhin e mjekut të njohur

05/07/2020 22:12

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shpërndau mesazhin e mjekut Perlat Kapisyzi, sa i takon situatës së krijuar në vend prej koronavirusit të ri.

Vendose maskën?? Në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruan dot distancën!”- shkroi Manastirliu, krahas apelit së Kapisyzit:

“Sakrifica që ju kërkohet sot është vendosja e maskës. Do doja me gjithë zemër që çdo qytetar ta bënte këtë “sakrificë” e të gëzonim për jetë të shpëtuara, numër rastesh të pakësuara, momente, ditë e javë më të lehta dhe të na rikthehej buzëqeshja dhe optimizmi për të nesërmen.”

Top Channel