Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, pasojave të izolimit apo edhe imazhit negativ të krijuar nga gërmadhat e lokaleve që prishi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në Velipojë numri i pushuesve është i lartë.

Ashtu si vitet e kaluara, këtë plazh, e preferojnë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të Kosovës, të cilët pranojnë faktin se kanë frikë nga koronavirusi, por pushimet nuk mund të anulohen.

Në vendin tonë, por dhe në Kosovë, gjatë ditëve të fundit kemi patur shtim të rasteve me Covid-19, në vend që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë rregullat po ndodh krejt e kundërta .

Plazhi i Shëngjinit këtë të diel është populluar nga pushues kryesisht nga Kosova.

Mosrespektimi i distancës është ajo që të bie në sy duke anashkaluar faktin se jemi në periudhë pandemie, shezlonget duken më afër se 3 metra nga njëri-tjetri. Në pjesën më të madhe të Shëngjinit, pushuesit që kanë përzgjedhur të pushojnë këtu e kanë vënë re diçka të tillë.

Covid-19 duket se harrohet lehtë në plazhe, por disa pushues nuk e fshehin frikën dhe kërkojnë që rregullat të respektohen. Në Shëngjin, fatmirësisht deri më tani nuk kemi patur asnjë rast  me Covid-19 dhe nëse duam që Shëngjini të vazhdojë të jetë i pastër nga koronavirusi duhet të respektojmë të gjitha rregullat e vendosura.

Top Channel