“Mendojnë se unë dhe vajza jemi motra”/ 52-vjeçarja rrëfen sekretet e fizikut të saj

05/07/2020 21:37

Një nënë e dy fëmijëve ka zbuluar se si shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë me vajzën, për shkak të viteve që duket se i fsheh më së miri.

Paivikki Kuoppakangas, 52 vjeçe nga Finlanda, gjithmonë ka pasur një pamje të kuruar. Sekreti sipas saj është dieta e pasur ushqimore, orët e zgjatura në palestër dhe aplikimi i vajrave bimore.

“Jam 52 vjeçe po në të vërtetë ndihem 20 vite më e re. Të gjithë më pyesin për sekretin e bukurisë. Nuk kam çfarë t’u them. E para është gjenetike, e dyta unë ushtrohem shumë në palestër dhe ushqehem tepër shëndetshëm”, u shpreh Paivikki.

Gjithashtu 52-vjeçarja thotë se shumë persona mendojnë se ajo dhe e bija, Hannah 25 vjeçe, janë motra, për shkak të ngjashmërisë dhe rinisë që i karakterizon.

“Të panjohurit kur më shohin në rrugë me vajzën mendojmë se jemi motra. Edhe pse jam 52 vjeçe, jeta seksuale me bashkëshortin është ende shumë e nxehtë. Ndihem me fat me këtë pamje, por edhe që kam një familje kaq të mrekullueshme”, tha Paivikki.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA