Ish-kryeparlamentari izraelit: Trump ndaloi aneksimin e Bregut Perëndimor

05/07/2020 14:54

sh-kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Abraham Borg, tha se presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar planin izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano”, Borg tha se Trump ndaloi zbatimin e planit të aneksimit pasi “ai nuk ka kohë për të ndihmuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zbatimin e aneksimit të Bregut Perëndimor dhe Luginës së Jordanit”.

Ai tha për Netanyahun dhe Trump-in se vuajnë nga një “paranojë narciziste, pa skrupull dhe etikë dhe janë të gatshëm të shkelin këdo që të shpëtojnë veten e tyre dhe të mbeten në pushtet”.

I pyetur për një datë tjetër të pritur për zbatimin e planit të aneksimit, Borg tha se është “shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të thuhen pritje për aneksimin, sepse nuk ka transparencë në këtë plan dhe askush nuk i di detajet e tij”.

Netanyahu është zotuar të fillojë aneksimin e të gjitha vendbanimeve kolone hebreje dhe Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 1 korriku.

Ky plan, megjithatë, u ndalua pas kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar, së bashku me diferencat me administratën amerikane për zbatimin e tij.

E drejta ndërkombëtare i cilëson Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet e ndërtimit të kolonive hebreje atje si të paligjshme.

Top Channel